Arbër Zami

Më mahnit fuqia e njerëzve që duan ndryshim, pa asnjë përfitim direkt personal.

Kështu ishte puna e aktivistëve nga gjithë pikat e qendrat në fushatë, të cilët kanë vozitur e kanë bartur materiale, kanë dhuruar kohë e para, kanë ndenjur pa gjumë gjithë natën duke përgatitur skenografitë, dizajnet, duke përgatitur tezat për emisione apo fjalime, duke koordinuar tubimet, apo duke monitoruar mediat.

Kështu është puna e komisionerëve, vëzhguesve, numëruesve, juristëve që po vazhdojnë natë e ditë të ruajnë votat e të garantojnë se vullneti i secilit votues respektohet e njihet.

Këtë angazhim nuk e paguan dot rroga, nuk e rregullon dot ligji i punës e orari tetëorësh. Ky angazhim nuk është thjesht mbështetje përmes ndonjë statusi në rrjete sociale. Nuk është për të kërkuar merita apo për t’u bërë “veteran”. Është veç për të mirën e vendit. Është diçka me të vërtetë frymëzuese.