Sot kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel dhe po diskuton rreth samitit BE-Ballkani Perëndimor i cili u mbaj në Tiranë dje më 6 dhjetor. Kryeqeveritari thotë se i dha buzëqeshje Europës gjatë mbajtjes së samitit. Sipas Ramës, ata ishin më mirë se sa kur mblidhen në kryeqytet e mëdha e depresive.

“Kur më pyeti dikush pak kohë më parë ‘çfarë Shqipëria do t’i sjellë Europës’, i thashë ‘mund t’i sjellim pak buzëqeshje.’ Dje sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre. Ishin më mirë se sa kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm. Mendoj që është shumë më e thellë se sa ajo që duket. Ne jemi shumë besnikë dhe kurrë nuk jemi të mërzitshëm. Këto dy gjëra janë shumë të nevojshme në BE.”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, popullariteti i BE në Shqipëri vijon të mbetet shumë i lartë. Ai shtoi se Shqipëria është vendi më proeuropian në kontinent.