Këngëtarja me origjinë Shqiptare dhuroi spektakël mbrëmjen e djeshme në Festivalin e Këngës që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve. Pas performancës së saj që ngriti gjithë sallën në këmbë, ajo mbajti një fjalim të shkurtër para publikut.
Eleni ka përshëndetur edhe gjyshen dhe gjyshin e saj që jetojnë në Vlorë.
“Nëna e gjyshi që janë të tani në Vlorë e më shikojnë mua: Ju dua shumë nëna dhe gjyshi, ju puth”, u shpreh këngëtarja.
Më tej ajo ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë:
“Kur isha shumë e vogël jetoja në Shqipëri, kam lindur në Fier, jam rritur në Vlorë dhe pastaj u zhvendosa në Greqi. Greqia është një vend i bukur dhe është atdheu im gjithashtu. Njerëzit në Greqi janë shumë të sjellshëm. Ata nuk janë racist dhe janë shumë humanë. Greqia është i vetmi shtet që i mban sirianët dhe nuk i përzë. Muzika i bashkon njerëzit, vendet. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe jam shumë krenare që jam rritur në Greqi”, përfundon Eleni Foureira.