Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur sot pasardhësin e kryepeshkopit Anstas në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Pas mbledhjes së sotme, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare, është Hirësia e tij, Joan Pelushi.

Imzot Jaoni mbajti dhe një fjalim të shkurtër, ndërsa u duartrokit nga dhjetëra besimtarë të pranishëm.

“Me përulësi, duke iu bindur vullnetit hyjnor pranoj këtë shërbim të lartë dhe premtoj se do ta zbatoj me devotshmëri detyrën time. Do respektoj traditën e shenjtë dhe do përpiqem me forcë të mbroj të drejtat e kishës, i vetëdijshëm për peshën e kësaj përgjegjësi, i lutem Krisht themeluesit të kishës të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë mision. Me dorën time e nënshkruaj këtë zotim. Lutem që Perëndia ta mbrojë gjithmonë Kishën tonë”, tha Imzot Joani.

Në vazhdim u mbajt ku morën pjesë besimtarët, drejtuesit e mitropoliteve ortodokse të Shqipërisë dhe të ftuar të tjerë.

Hirësi Joani u prit me një ceremoni të veçantë dhe hyri në Katedralen “Ngjalla e Krishtit”, ndërsa kambanat e saj dhe ato të të gjitha kishave ortodokse në Shqipëri, ranë njëkohësisht në nder të këtij momenti historik. Ai do të pasojë në këtë detyrë të lartë Kryepeshkopin Anastas, i cili ndërroi jetë në janar të këtij viti.

By