Në fund të muajit Microsoft gjithashtu do të organizojë një kamp për fëmijët mbi 13 vjeç në dyqanet e saj, workshope të inspiruar nga temat teknologjike të shfaqjes dhe karaktereve të saj.

Më në fund zbulohet misteri pas lajmit të Microsoft për Windows 1.0

Microsoft shkaktoi shumë polemika javën e kaluar kur dha një lajm disi të çuditshëm duke prezantuar sistemin e ri operativ Windows 1.0 dhe tashmë kemi një shpjegim.

Siç u spekulua edhe më parë ka të bëjë i gjithi me shfaqjen televizive Stranger Things. Për të festuar rikthimin e shfaqes, që daton nga 1985, kompania lançoi aplikacionin Windows 1.11.

Vjen me aplikacionet klasike Paint dhe Terminal si dhe temat dhe përmbajtjet ekskluzive Stranger Things.

Në fund të muajit Microsoft gjithashtu do të organizojë një kamp për fëmijët mbi 13 vjeç në dyqanet e saj, workshope të inspiruar nga temat teknologjike të shfaqjes dhe karaktereve të saj.

Në fund fansat do të kenë shansin për të fituar çmimin final Stranger Things e cila do të jetë një Xbox One X me 12 muaj anëtarësim Xbox Game Pass Ultimate. Mjafton që të ricicëroni ose të pëlqeni postimin e Stranger Things në Twitter-in e Xbox ose në faqen në Facebook përpara 15 Korrikut me shansin për të fituar.