Kryeministri sot me të drejtë tha se disa nga mediat në Kosovë janë me origjinë nga Beogradi.

“Jemi dëshmitar që ka investime në keqinformim dhe në përçarje e çoroditje të opinonit publik, ka edhe njerëz dhe ndonjë kanal medial në Kosovë që interesim medial e ka që të besohet më shumë lajmi me origjinë nga Beogradi sesa lajmi me origjinë nga Prishtina. Pavarësisht se ne po japim shembull për korrektësi dhe vërtetësi, nga Beogradi vijnë lajme të rrejshme”, tha me të drejtë Kryeministri Kurti.

Ai më tej shtoi se komunikimi i tij me mediat do të jetë vetëm për interesin e Kosovës dhe jo për diçka tjetër.

“Një gjë po e them sot e mbase nuk do ta përsërisë më, çdo komunikim i imi për media si kryeministër do të jetë vetëm në interesin e Kosovës dhe për asgjë tjerët dhe për Lëvizjen vetëm për Lëvzjen dhe asgjë tjetër”, deklaroi ai.