“Në TV Klan, Valon Syla, mes shumë gjerave të pavërteta ka thënë gjithashtu se Haki Abazi është kundër UÇK. Kjo është e pavërtetë dhe kualifikim qëllimposhtër. Unë i përulem çdo njeriu që ka bërë edhe kontributin më të vogël për mbrojtjen e interesit tonë dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. UÇK dhe sakrifica e grave dhe burrave ne luftën për lirinë e vendit janë dhe do të mbesin përgjithmonë pjesa më e spikatur e historisë së re Shqiptare jo vetem përmbrenda kufinjëve të Kosovës.
Nëse dikush është kundër UÇK, janë ata që duke keqpërdorur emrin dhe uniformën e UÇK janë pasuruar për veten dhe kanë varfëruar popullin dhe vendin dhe kanë degraduar shtetin dhe pavarësinë.
Është joetike dhe e papranueshme që gazetari dhe televizioni të lejojnë që të bëhen kualifikime të rrejshme dhe pa e shtruar pyetjen se në çka bazohet Syla kur bën një kualifikim të tillë para publikut.”, përcjell MekuliPress.