Më zu një mall dhe sot,
E s’mund t’a shuaj,
Ri mikja larg – o Zot,
Që kaq po e vuaj.

Kalojnë kot-më-kot
Muaj me muaj.
S’më vjen mikja as sot as mot,
Po heq e vuaj.

Nuk vjen, e më s’di dot
Ç’t’i them t’i shkruaj!
Ah!, mëndja po më lot
Që s’plas e vuaj!

Në vendin tim, o Zot,
Jam vetë i huaj.
M’a sill ti miken sot
Që kaq po vuaj.