Media dhe Politika

Kush është burim i lajmit dhe informatës së mediave në Kosovë?

Shkruan : Gëzim Mekuli

Është fjala për pavarësinë dhe jopavarësinë e përmbajtjes mediale.

Është me rëndësi, sepse kjo çështje, në një shakallë të lartë, edhe është vendimtare për përshkrimin e realitetit që këto media e pasqyrojnë dhe e ndërtojnë. Perspektiva e burimive të informacioneve dhe lajmit janë të rendësisë së madhe. E kjo don të thotë: se duhet bërë një analizë e të argumentohet se: ”a janë burime të mediave ”elita institucionale” apo ”qytetarët e thjeshtë?” Personalitetet që na paraqiten si burime te informacioneve, janë me ndikim “të fortë” apo “të butë” në shoqërinë tonë. Kush ushqen me informacione mediat tona!? Janë vërtetë mediat shqipe 100% të pavaruara dhe, a arsyetohet reklama dhe retorika e RTK-së: ”Made in Kosova?”

Analiza do të ndriqojë këtë dyshim dhe të dokumentoj se “kush janë personat që shfaqen e intervistohen në mediat e Kosovës? Si objekt analize kam trajtuar dy gazeta shqiptare të Kosovës, Epokën e Re dhe Koha Ditore, si dhe televizionin publik RTK-në. Analiza është kryer në një distancë kohore prej një jave. (Dëshirohej të miren ne analizë edhe të tjera gazeta, por në pamundësi të sigurimit të tyre, kjo analizë kufizohet në vetëm 3 mediume; Mediume që kanë opinionin dhe lexuesit e tyre me tradicional dhe më me ndikim në opininin shqiptar të Kosovës.)

Dhe ja rezultatet:

Ndoshta është e pamjaftueshme që të mirren vetëm 2 gazeta dhe një televizion për këtë analizë dhe të gjeneralizohet kjo problematikë; por tendecat se si është orientimi i këtyre dy gazetave dhe RTK-së janë të qarta. Janë të lehtëkuptuara edhe për qytetarin më të parsimuar ballkanik.

Sa i përket gazetës Koha Ditore brenda kësaj periudhe janë shkruar mbi 106 lajme/artikuj. Me gjithsejtë 120 burime informacioni. Kjo do të thotë se vetëm në një nga 10 artikuj kanë shfrytëzuar më shumë së një burim informacioni. Në Epoka e Re janë botuar 99 lajme/artikuj, me gjithsesjtë 129 burime. Epoka e Re ka përdorur më shumë se një burim në 2 nga 10 artikuj.

Siq shifet është një afërsi e madhe në mes të dy gazetave, Koha Ditore dhe Epoka e Re. Që të dyja këto shfrytëzojnë UNMIK-un, udhëheqesit politik, anëtar të qeverise, kryetarë të partive politke, polici, gjykata dhe organizata me fuqi e ndikim në Kosovë si burim lajmi e informacioni.
Një nga tre artikuj kanë personalitetet politike e partiake si burime informacioni. Ndryshimi i madh qëndron në komentetet. Epoka e Re përdorë më tepër një mendim të pavarur si burim e mendim në krahasim me Kohen Ditore.(Humbja e pavarësisë në përmbajtjen e komenteve, në gazetën Koha Ditore, ështe e theksuar, veçanërisht, tani, pas kyqjes së pronarit të gazetës, z. Surroi në jetën politike). Një dallim i madh dhe i rëndësishëm qëndron në atë se Epoka e Re ka si burim informacioni, jo rrallë, edhe njerëzit e rëndomt (8 perqind e informatacioneve. E kjo në shkencat e mediave konsiderohet si pozitive, sa i përket pavarësis së gazetës nga ”elita institucionale”). Koha Ditore si burim informacioni ka “njerezit e rëndomtë” në 2 nga 100 artikuj.

Mund të thuhet se burime të lajmit dhe informatave janë personalitetet publike. Janë këta personë që kanë fuqi në politikë dhe që si shfrytëzues të pozitave në ndonjë parti politke, organizatë apo institucion, ”kanë të drejte” dhe e kanë obligim që të shprehen dhe të ”shiten” si burim lajmi e informacioni për mediat.
Pra, janë këta ”elita institucionale”. Në të përditshmen Koha Ditore kjo ”elitë” përbën mbi 85 % të burimit të lajmit, përderisa në Epoka e Re mbi 50%. Nga kjo del se mediat në Kosovë, pikë së pari janë ”arenë” për eliten institucionale, të UNMIK-ut dhe të partive politke”. Ata që kanë poste të fuqishme brenda jetës politke, ekonomike dhe asaj sociale kanë, po ashtu, fuqi të madhe në opinionin publik; Dhe në këtë mënyrë edhe në kontrollin e informacionit dhe të mendimit e rezultatit të përfundimit të proceseve politike.
Janë të rrallë ”njerëzit e thjeshte” që kanë kyqje ”në mediat tona”, e aq më pak të degjohet zëri i tyre si burim lajmi e informacioni.

Duke analizuar televizionin publik, RTK-në, vërehet se ky medium është plotësisht i varur nga burimi i informacionit që rrjedhë nga UNMIK-u, perfaqësusesit politk ndërkombëtar, KFOR-i, partitë politke (këtu përjashtohen partitë e vogla politike) dhe nga organizatat që e financojnë këtë medium.

Burimet e organizuara të lajmeve

Pas luftës në Kosovë dhe pasi që UNMIK-u ”de jure dhe de facto” mori fuqinë dhe pushtetin politko-ekonomik, kemi gjithnjë e më shumë burime lajmesh të organizuara. Burime lajmesh që më parë të orkestruara. Këto burime informacioni janë të vetëdijshme në qëllimet e tyre dhe në përzgjedhjet e mediave e deklarimeve. (Është me rëndësi të ceket se e përditshmja Epoka e Re, sipas fjalëve të kryeredaktorit z. Mavraj, jo rrallë privohet nga e drejta për të siguruar lajmin dhe informacionin nga UNMIK-u dhe tjera isntiutcione. E në anën tjetër ky institucion favorizon dhe perzgjedhë mediat tjera…)
Sic u cek më sipër, një nga tre burime të lajmit, në dy gazetat e lart cekura, si burim informacioni kanë pushtetin dhe njerëzit e UNMIK-ut. Ata që në UNMIK kanë të drejtën të kyqen dhe të shprehen për mediat, sqarojnë, ”informojnë”, bindin dhe flasin në superlativ për UNMIK-un. Këta paraqiten jo vetëm si individ, por edhe flasin në emër të UNMIK-ut….

Në anën tjetër televizioni publik, RTK, rreth një lajmi dhe informacioni, në një masë tejet të madhe, shfrytëzon vetëm një burim. Dhe mbi 95 % të burimeve të lajmit dhe informacionit për gazetaret e këtijë mediumi janë ”elita isntitucionale dhe UNMIK-u”. Shkurt e shqip ata që kanë fuqinë, ata edhe kanë më lehtë të shfaqen me opinionet dhe mendimet e veta, duke mos u dhuruar sqarime ”palës tjetër kundershtare”.

Analiza është argument në dyshimin se, shumë pak artikuj janë kritik ndaj UNMIK-ut dhe politikave në pushtet. E kjo veçanërisht është e mbitheksuar në RTK.

Një lidhshmëri e tillë tregon se mediat në Kosovë më shumë janë ”stativë mikrofoni” dhe skllevër të burimit të lajmit dhe informacionit; lajme që rrjedhin nga UNMIK, KFOR, qeveria, partite politke dhe organizatat e ndryshme, e te fuqishme, në shoqëri.

Këtu është me rëndësi të nënvizohet se burimi i informacionit dhe lajmit që vie nga ”njerëzit e fortë” dhe nga ata që kanë ”simbolin e të fuqishmit”, në masë të madhe ka ndikuar në imponimin e përdorimit dhe lancimit të shprehjes artificiale ”Kosovar” në vend të atij Shqiptar, ”populli Kosovar” në vend të populli shqiptar…etj. Pra kontrolli i informacionit, lajmit dhe strategjia mediale e politikave te kulturës, që imponohet dhe kontrollohet nga ”elita institucionale” dhe UNMIK-u, përpos ndikimt në varësin e madiave nga këta, ka edhe qëllime ideologjike, politike dhe gjeostrategjike. Habermas, filozofi dhe sociologu i madh gjerman ka studiuar në mënyrën më briliante se si është duke u shndëruar opinioni publik në një ”mashë të politikave dhe institucioneve elite”. Kjo të përkujton sistemin feuadal dhe Luigjin e XVI. Gjdo vendim politik mirrej nga Luigji, sepse ky ”ishte njeri i zotit”. Nuk pyetje dhe nuk dëgjohej fare mendimi i opinionit publik. Nuk kishte debate rreth vendimarjeve politke , nuk degjohej zeri i popullit…. Dhe ky epizod ”rifeudal” është duke ndodhur sot, me opinioinin dhe hapesiren e mendimit të popullit shqiptar të Kosovës

Pra, informacioni nga kjo ”elitë institucionale” shkon ”hygjym e kryengul” përmes mediave dhe e lancohet në opinion. Këtu mediat kanë mundesi për një megafuqi. Por edhe këtu, këto, prap mashtrohen. Mediat nuk kanë ”hajr” nga kjo. Raporti i fuqisë mes burimit të lajmit dhe mediave qëndron në atë se, fuqia gati pa përjashtim, është tek burimi i lajmit; E jo tek mediat.

Këtu do sjelli një shembull ku dëshmohet se televizioni publik, RTK, është ”dorë e zgjatur e politikës”: P.sh. lajmi që RTK lansoi mbi nominiminimet dhe largimet e minsitrave dhe lajmi i dytë mbi largimin e z. Daci nga vendi i kryeparlamentarit. Me vëtëm këto dy shembuj tregohet, pavetëdijshëm, se në ç’shkallë pavarësie të lajmit është ky medium.
Këtu nuk shtrohet pyetje: ”Pse ndodhi kjo?”. Çfarë qëndron prapa këtyre levizjeve? Çfarë ndryshime do të sjellin këto lëvizje tek populli …etj?

Pushtimi dhe kontrolli i mediave nëpërmes burimeve të lajmeve është një faktum. Por nuk është e qartë nëse këte gendje e ka kuptuar opinioni ynë!?

*Analiza është botuar në vitin 2006