Lirim Gashi

Shumica e mediave shqipe në Kosovë janë shndërruar në oda primitive të talebanëve anadollak, arab dhe avgan, ku promovohet aq shumë budallallëku, saqë çuditet me ne komplet dynjallëku.

Pse po i përdori metaforat arabe gjatë përshkrimin të tyre?

Sepse shumica e mediave tona që dy dekada rresht janë shndërruar me qëllim, apo ndoshta edhe pa e vërejtur fare, në filialet më të besueshme të UDB-es, që garantojnë mbarëvajtje te mrekullueshme të Luftës Speciale të Serbisë kundër Kosovës, të cilën ajo e zhvillon paralelisht në shumë fronte.

Sepse përmes hapjes paralele të shumë fronteve, Serbia e ka dobësuar Kosovën e brishtë akoma më shumë, duke e nxjerrë popullin e saj jashtë binareve të natyrshme historike, gjeopolitike, gjenetike, etnike, etimologjike, sociale, kulturore dhe edukative.

E edhe më saktësisht ajo këtë e ka arritur duke i lëkundur, çorientuar dhe nxjerrë me rrënjë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë nga ambisi i tyre natyror, që ka histori të lashtë dhe vazhdimësi zinxhirore, ku çdo hallkë e zinxhirit historik, etnik, etimologjik, kulturor dhe edukativ është një vlerë autentike në vetvete.

Ndërkaq të gjitha këto vlera së bashku janë brumi i trashëgimisë sonë etnike, etimologjike, historike, gjeopolitike, kulturore dhe edukative, që është krijuar me shumë zell, mund, djersë, gjakderdhje, përkushtim dhe sakrificë.

Dhe jo vetëm kaq, por ajo i ka vënë shqiptarët e të gjitha trevave etnike para dilemave që nuk i kanë pasur kurrë në historinë e tyre kombëtare, atdhetare dhe shtetformuese në këtë formë primitive, të palogjikshme dhe kontraproduktive, sepse ka dashur që t’i çorientojë ata si mjegulla qurat e Bllaces.

Dhe për dallim prej qurave të Bllaces, të cilat e gjejnë rrugën për rikthim në shtëpi përmes glacave të lëshuara gjatë rrugëtimit, shqiptarët e Kosovës këtë rrugë nuk e kanë gjetur as dy dekada pas çlirimit.

Sepse nuk kanë prodhuar fekale vetëm nëpër rrugë por gjithkund.

Me thoni ju lutem, a e keni dëgjuar ndonjë shqiptar në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta të shekullit të kaluar duke e kontestuar rolin historik të Gjergj Kastriotit, e madje edhe gjenezën e tij, e lërë ma domethënien e tij grandioze për krijimin e identitetit tonë unik dhe autentik etnik, kombëtar, atdhetar dhe shtetformues?

Unë për vetën time nuk i kam parë dhe dëgjuar këto dilema as nga udbashet më të rryer të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta të shekullit të kaluar !

Shtrohet pyetja :

Si janë të mundura dhe nga e kanë prejardhjen këto dilema vetëvrasëse?

Dhe natyrisht shtrohet menjëherë edhe pyetja tjetër e logjikshme :

Si janë të mundura këto dilema pikërisht në kohën më të paduhur më të panevojshme dhe kontraproduktive, respektivisht pesë metra para realizimit të ëndrrës shekullore të shumë gjeneratave shqiptare pararendëse dhe aktuale?

Këto dilema janë të mundura, sepse Serbia përmes Luftës së saj djallëzore Speciale në të cilën i ka aktivizuar, kyçur dhe inkuadruar klyshet e saj shqipfolës të të gjitha profesioneve, ideologjive, gjinive, feve, moshave dhe institucioneve, i ka vënë shqiptarët në një hipnozë kolektive, apo në një delirium të paparë, për t’ua shlyer atyre memorien individuale dhe kolektive, respektivisht për t’ua shlyer atyre çdo kujtesë dhe lidhje shpirtërore me historinë e tyre të lavdishme dhe njëkohësisht tragjike kombëtare, si dhe me identitetin, traditat, veçoritë, tiparet dhe vlerat e tyre autentike.

Unë që i kam studiuar detajisht dhe për shumë vite radhazi specifikat dhe hollësitë e Luftës Speciale të Serbisë kundër Kosovës, e kam shumë të qartë edhe Ranglisten e prioriteteve të saj, të cilat në bashkërendim dhe bashkëveprim prodhojnë efikasitet alarmant.

Mirëpo edhe përkundër faktit që në dhjetëra shkrime, elaborime dhe artikuj gazetaresk i kam sqaruar deri në detajet më të imta specifikat e Luftës Speciale të Serbisë kundër Kosovës, askujt në politikë për këtë punë si ka ngrënë palla, sepse pushtetarët e deridjeshëm kanë pasur prioritete të natyrës egoiste karrieriste dhe materialiste, përmes të cilave kanë dëshmuar potencial të lartë kuisling dhe krimogjen.

Fakti që në Kosovën e pasluftës kemi të bëjmë me shumë fenomene, dukuri, devijime dhe çorodi enigmatike, të cilat në këtë formë primitive, keqbërëse dhe skurrile s’kanë ekzistuar as në kohën e pushtimit serb, duhet t’i shërbejë secilit prej nesh si alarm dhe motiv për ta pyetur vetën e tij: Si është e mundur një gjë e tillë?

Sepse kemi të bëjmë me një regres apo kthim prapa në një prapambeturi apo dekadencë, e cila në këtë formë s’ka ekzistuar as në kohën e analfabetizmit total nën Perandorinë Osmane dhe nën Mbretërinë Serbe, Kroate dhe Sllovene.

Fjala është për devijime, çorodi dhe anomali të natyrës politike, diplomatike, ekonomike, sociale, kulturore, edukative, shkencore dhe shëndetësore, të cilat e kanë degraduar dhe lëkundur veç e veç dhe deri në themel çdo lëmi dhe sferë të jetës private dhe publike, ndërkaq si tërësi në bashkëveprim dhe bashkërendim, i kanë lëkundur seriozisht themelet shtetit të dytë shqiptar në Ballkan.

Për ta kuptuar dhe deshifruar efikasitetin keqdashës dhe keqbërës të politikës serbe, duhet ta analizojmë dhe studiojmë në mënyrë të fundamentuar shkencore fillimisht çdo fenomen dhe devijim të palogjikshëm, të panevojshëm dhe enigmatik veç e veç, e më vonë të gjitha së bashku.

Sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta bëjmë një diagnozë të saktë e cila e mundëson një terapi të saktë.

Dhe në bazë të rezultateve të analizave duhet ta krijojmë një taktikë dhe strategji efikase për parandalimin e dukurive të ngjashme negative në të ardhmen.

Për të mos e zgjeruar pafundësisht këtë elaborim gazetaresk po e marr vetëm një shembull që është dëshmi e pakontestueshme se si percepton, funksionon dhe frymon politika hegjemoniste serbe.

Serbia menjëherë pas humbjes së djepit të saj mitologjik mosprezencën e saj fizike politike, ushtarake dhe policore në Kosovë e ka kompenzuar përmes këlyshëve të saj shqipfolës në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Shtrohet pyetja pse e ka zgjedhur dhe identifikuar pikërisht BIK-un si institucion të përshtatshëm për t’i shkaktuar shqiptarëve të Kosovës dhe shtetit të tyre të ri dëme të pa riparueshme?

Sepse Kisha Ortodokse Serbe, e cila është filiala më e besueshme dhe suksesshme e UDB-es së dikurshme dhe BIA-s së sotme, e ka themeluar në kohën e ish Jugosllavisë Bashkësinë Islame të Kosovës, duke i rekrutuar dhe bërë ushtarë të saj besnik 80% të Imamëve shqipfolës.

Prandaj ajo pas luftës e ka pasur një lojë të lehtë me ta, sepse i ka shantazhuar me biografitë e tyre udbashe dhe i ka detyruar për t’u riaktivizuar sërish në shërbim të shtetit serb.

Prandaj islami ekstrem vehabist dhe salafist nuk ka pikur nga qielli por është importuar nga Arabia Saudite, Katari, Jemeni, Egjipti, Turqia, Indonezia e kështu me radhë.

E edhe më saktësisht islamin vehabist dhe salafist e kanë importuar në Kosovë me direktivën e BIA-s serbe imamët dhe aspirantët shqipfolës për imamë, që kanë studiuar në shkollat fetare të këtyre shteteve anti sekulare.

Financimin e tyre e kanë bërë ambasadat e këtyre shteteve në Beograd, përfshirë këtu edhe ambasadën ruse.

Shtrohet pyetja:

Cili ka qenë qëllimi i Serbisë në këtë rast?

Qëllimi i Serbisë në këtë rast përveç rrënimit të identitetit kombëtar, atdhetar dhe shtetëror të shqiptarëve dhe kycjes së të tyre në Organizatat Terroriste fetare anë e mbanë globit, ka qenë edhe ndryshimi i arkitekturës optike të Kosovës, përmes ndërtimit të objekteve fetare që jo vetëm në pamjen e jashtme, por edhe në përmbajtjen e brendshme janë identike me ato të shteteve nga të cilat janë frymëzuar imamet shqipfolës.

Sepse përmes arkitekturës specifike të këtyre objekteve Serbia dëshironte që Kosova edhe nga aeroplani të dukej si Kandahari.

Ne këtë mënyrë ajo përveç efektit përmbajtësor përçarës dhe degradues, dëshironte ta arrinte edhe efektin negativ vizual dhe optik te vizitorët apo turistët e huaj, sa herë që ata do ta vizitonin Kosovën.

E këtë mashtrim optik Serbia dëshironte ta arrinte sidomos të emisarët politik të Uashingtonit dhe Brukselit.

Ose edhe më saktësisht ajo dëshironte që t’i bind ata optikisht qysh në aeroplan, se nuk ia vlen as që të aterojnë në aeroportin “Adem Jashari”, e lërë ma te bisedojnë me përfaqësuesit politik të një shteti terrorist.

Po e marrë edhe një shembull tjetër negativ për ta përforcuar argumentimin, apo edhe më saktësisht shembullin e degradimit të diplomave shkollore dhe univerzitare në kondoma.

Serbia përmes rrënimit të sistemit tonë arsimor, dëshironte që t’i dëshmojë botës, se ne jemi një popull aq i kriminalizuar dhe mafioz, saqë jo vetëm që nuk ngurrojmë asnjë çast për të bërë dhe toleruar plaçkë materiale por edhe plaçkë shpirtërore dhe plagjiaturë filozofike, shkencore, letrare e artistike.

Pra qëllimi i Serbisë në të gjitha rastet veç e veç, ishte për t’i paraqitur shqiptarët para botës së civilizuar si gjallesa skajshmërisht primitive dhe të prapambetura, që nuk janë të afta as për ta dalluar shapin prej sheqerit, e lërë ma për të ndertuar, mirëmbajtur dhe menaxhuar shtet funksional.

Prandaj cila është detyra e kësaj Qeverie?

Para se gjithash pastrimi i jetës politike, diplomatike, kulturore, edukative, religjioze dhe shkencore nga elementët udbashe dhe ekstreme.

Dhe paralelisht me betejën e parë kjo Qeveri duhet ta zhvillojë edhe betejen për reduktimin maksimal të krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit dhe makijavelizmit në Partitë politike dhe institucionet shtetërore dhe publike.

Pse është e rëndësishme që partitë tona politike të pastrohen të parat nga llumi udbash, kriminal dhe kuisling?

Sepse ato i furnizojnë institucionet tona kyçe me kuadro.

Kaq e thjeshte është kjo.

Prandaj ligji për lustrim të politikës apo Vetingu, për t’u bërë efikas në terren, duhet të harmonizohet dhe koordinohet ngushtë me Ligjin për Konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Mirëpo këto dy ligje nuk mund të jenë efikase pa ashpërsimin e dënimeve për vepra penale.

Kaq për sot.