Ja si e paraqet sulmin terrorist propaganda e shfrenuar e mediave serbe.
Media të kontrrolluara e të financuara nga Aleksandar Vuçiq, i kanë vërshuar ballinat e sotme të gazetave me gjuhë plot urrejtje e propagandistike kundër shqiptarëve, Qeverisë, z. Kurti dhe kundër Pavarësisë së Kosovës.
Këto zëdhënese të terrorizmit e quajnë Kurtin “terrorist”, e disa të tjera e akuzojnë për situatën e djeshme diversante në Kosovë.
Ftojmë BE-në dhe SHBA-në që të parandaloj gjakderdhjen në Ballkan, sepse cdo gjë fillesën e ka nga fjala, fotografia e manipuluar e nga gjuha frymëzuese për të vrarë kombe e kultura tjera.
Ftojmë Institucionet e Kosovës dhe OJQ-të që të analizojnë edhe mediat propaganditike serbe të Beogradit (jo vetëm shqipe).
Këto analiza t’u dërgohen organizmave ndërkombëtare (BE dhe SHBA) si dhe ambasadave të huaja në Kosovë. Këto organizma duhet të kuptojnë e të alarmohen për rrezikun permanent që po i kanoset jo vetëm Republikës së Kosovës, por edhe Rajonit të Ballkanit.
Kohë nuk ka! E pavarura “MekuliPress” fton edhe njëherë Institucionet e Kosovës që të formojnë një ekip- njohës të medias dhe retorikës-, të cilët do të monitoronin/analizonin edhe mediat serbe, dhe këto analiza objektive t’ia plasoj edhe Ambasadorit heshtak amerikan, Hill, në Beograd.
Lexoni ballinat e gazetave propagandistike serbe;