“Sot në supermarket dëgjova nga një fëmijë të thoshte: “Ba, shikoje pak atë djalin sa i shëmtuar” dhe i ati i tij nuk tha asgjë. As kërkoi falje, as foli, thjesht qëndroi i heshtur përpara atij ofendimi. Mesazhi im shkon për gjithë prindërit. Mësojini fëmijët tuaj se ka edhe persona të ndryshëm dhe pikërisht që nëfëmijëri ata duhet të mësojnë se nuk ekziston asnjë diferencë dhe duhet t’i respektojnë të tjerët”. – Camila Oliveira
Ky është realisht një problem i hasur kudo, jo vetëm jashtë, por edhe në hapsirat tona shqiptare (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e V. L. e Preshevës dhe Mal të Zi). Duhet të ketë një këmbëngulje nga ana e prindërve, për t’i bërë fëmijët të kuptojnë se njerëzit nuk janë të gjithë njësoj dhe nuk ka pse të jenë njësoj. Nëse të gjithë do të ishim të njëjtë, bota do të ishte më e mërzitshme. Që nëfëmijëri, dikush duhet pikërisht të kuptojë se njerëzit janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe ta pranojnë këtëfakt.
Më vjen në mendje, teksa shkruaj këtë artikull, një fragment nga romani autobiografik “Të bëhesh” i Michelle Obama. Autorja gjatë periudhës së studimeve universitare, rrëfen se në një moment gjatë jetesës në konviktin studentor, shoqja e dhomës u largua papritur nga dhoma dhe u zëvendësua nga një vajzëtjetër me ngjyrë. Vetëm në fund të studimeve, Michelle mësoi se ishin prindërit e saj që e kishin larguar nga dhoma, pasi nuk donin që ajo të ndante dhomën me një vajzë me ngjyrë siç ishte Michelle. Pra, nëfakultetin e saj mund të ekzistonte diskriminimi për personat e ndryshëm nga vetja, ama ai nuk shprehej hapur dhe nuk e bënte personin tjetër të ndihej “fajtor” për diçka që nuk e kishte vetë ai person në dorë.
Nuk jam dakord me këtë mendësi, pasi nuk duhet kurrsesi të ekzistojnë mendime të tilla diskriminuese, ama ky është një përfundim thuajse idealist dhe i paarritshëm. Derisa të arrijmë këtu, të paktën t’u mësojmë fëmijëve tanë mbi diversitetin në botë dhe mbi faktin se nuk duhet kurrsesi t’i ofendojnë të tjerët që i shohin të ndryshëm nga vetja.