Mësuesit nga Shqipëria fillojnë për herë të parë mësimin e gjuhës shqipe për shqiptarët e Ukrainës në Karakurt. Janë dy mësueset Afërdita Skura dhe Ermelinda Delialliasi të cilat kanë nisur mësimin e gjuhës shqipe në komunitetin shqiptar, njofton Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.
“Për herë të parë mësimi i gjuhës shqipe këtu po realizohet falë projektit të veçantë të Agjencisë Kombëtare të Diasporës.
Ky
program synon evidentimi e njohurive të gjuhës shqipe në komunitetet
shqiptare të Diasporës dhe krijimin e një programi të posaçëm për
secilin komunitet sipas shkallës së njohjes së gjuhës shqipe”.
“Projekti në Ukrainë, do të shtrihet edhe në qytezat Gamovka,
Divnyns’ke dhe Tyushki. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe do të
realizohet me tekstet shkollore të dërguara nga Qendra e Botimeve për
Diasporën”.