Përdorimi i dhunës ndaj nxënësve nga ana e mësimdhënësve, si duket po vazhdon të jetë i pranishëm në shkolla.
Mësuesja e Gjuhës Angleze D.A, në shkollën ‘Asdreni’ në Pejë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një nxënësi.
Këtë e thotë nëna e G.L 8 vjeçar, e cila tregon edhe për gjendjen e fëmijës kur kthehej nga shkolla në shtëpi.
Sipas nënës dhe raportit që ka marrë kur i është bërë ekzaminimi mjekësor, besohet se mësuesja ka pasur unazë në duar kur ka goditur fëmijën.
Edhe disa prindër që kanë fëmijët në këtë shkollë, kanë pohuar prapa kamerës, se po ushtrohet dhunë nga e njëjta mësuese.
Nga Policia në Pejë, në një përgjigje për T7 kanë thënë se janë në fazën e hetimit të këtij rasti.
Derisa kanë shtuar se nuk janë të gatshëm të dhënë ndonjë detaj.
Ndërkohë, i njëjti fëmijë dyshohet se ka pasur përvoja të tilla edhe më herët me një mësuese tjetër.
T7 ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Drejtoresha e Shkollës Asdreni në ‘Pejë’, në lidhje me këtë çështje, mirëpo e njëjta edhe pas interesimit të televizionit nuk ka pranuar të flasë.