Ashtu sikurse premtoi, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa do të performojë në Tiranë më 28 nëntor. Ajo vjen me një super koncert në Tiranë për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në videomesazhin anglisht dhe shqip drejtuar fansave të saj të shumtë, Dua shprehet se po e pret me emocion ardhjen.

“Mezi pres me ju pa në 28 nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, thotë Dua Lipa në videomesazh.

Dua Lipa ka hyrë në tregun ndërkombëtar prej disa vitesh dhe ka arritur të prekë majat e suksesit. Kohët e fundit ajo ka arritur të rrëmbejë çmime mjaft të rëndësishme si “The Global Awards”, “Grammy Awards” etj.