Mijëra banorë dhe turistë të Victorias në Australi, janë urdhëruar që të evakuohen shkaku i zjarreve të shumta në këtë shtet.
Temperaturat mbi 40 gradë celsius, erërat e fuqishme, kanë ndikuar që të kthehet rreziku ekstrem në Victoria. Më shumë se 100 vatra zjarri po vazhdojnë të djegin Australisë.
Zjarr më i madh është në New South Wales. Banorët e këtij shteti kanë nënshkruar një peticion për anulimin e parave të fishekzjarrëve të Vitit të Ri dhe të përdoren për ndihmë kundër zjarreve.