Më 9 nëntor 1879, lindi Milan Šufflay një historian i madh dhe politikan kroat, një nga themeluesit e Albanologjisë.

Me kërkesën e qeverisë shqiptare dhe Akademisë së Shkencave në Vjenë, Šufflay vazhdoi punën e Jireček dhe Thalloczy, duke redaktuar librin e 3-të të Codex Albanicus, një koleksion arkivor. Më 1931, ai më në fund mori një pasaportë dhe udhëtoi në Shqipëri për të nënshkruar një kontratë për të punuar në Acta Albaniae.

Anëtarët e organizatës së regjimit, Jugosllavët e Rinj, nën mbrojtjen mbretërore, më 19 shkurt 1931, e zënë pritë në pragun e tij në Zagreb dhe ia thyen kafkën me një çekiç, duke e lënë të vdekur. Pastaj ata hynë në banesën e tij dhe morën dorëshkrimin e librit të tretë të Codex albanicus. Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë hetim në lidhje me kriminelët. Autoritetet mohuan çdo njohuri mbi sulmuesit dhe ndaluan gjitha aktivitetet në lidhje me funeralin e Šufflay.

Albert Einstein dhe Heinrich Mann i dërguan një letër Lidhjes Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Paris duke i apeluar publikut kulturor global për të protestuar kundër vrasjes së Milan Šufflay duke bërë thirrje për mbrojtje të shkencëtarëve kroatë nga regjimi Jugosllav. Ankesa iu drejtua Parisit “Ligue des droits de l’homme” (Lidhja e të Drejtave të Njeriut) dhe u botua në faqen e parë të New York Times më 6 maj 1931. Aty u akuzua mbreti i Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve si bashkëpunëtor në krim.

Në qershor 1940, në Banovina të Kroacisë, u organizua një gjyq për vrasjen e Šufflay. Vrasësit ishin agjentët e policisë Belošević dhe Zwerger, të cilët ikën në Beograd. Të gjitha përpjekjet e mëvonshme të Banovinës së Kroacisë për t’i ekstraduar ata ishin të pafrytshme.