Nuk duhet ta lejojmë Jugosllavinë e katërt shprehet kreu i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ndërsa pyetet për shengenin Ballkanin. Sipas tij Serbia ka pasur qëllim Jugosllavinë e 4-ët. Ai thotë se duhet të jemi të kujdesshëm, do ndërtojmë republikën e 3-të të Kosovës.

“Serbia është e angazhuar për të krijuar një platformë të re për Serbinë  madhe. Serbisë i nevojitet një platformë për t’u zgjeruar dhe Jugosllavinë e katërt nuk duhet ta lejojmë, është synimi i Serbisë.

E kanë kuptuar që në procesin e berlinit nuk e bëjnë dot prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm.  Janë gabim krahasimet që janë bërë Franca me Gjermaninë dhe shqiptarët me serbët se ata i kanë rregulluar kufijtë. Duhet të jemi të kujdesshëm, do ndërtojmë republikën e 3-të të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen si dy Gjermanitë”. /abcnews/