Serbia në baza ditore po humbet një milion euro nga taksa që Qeveria e Kosovës e ka vendosur për produktet serbe sipas ministrit të Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiç.

Ai ka treguar që deri më sot, Serbia ka humbur 147.9 milionë euro, shkruan gazeta serbe Danas.

Ndërsa ai nuk ia ka idenë se çfarë kundërmasa do të ndërmarrë Qeveria e Serbisë.

“Unë nuk e di se çka do të jetë kundër sepse në qoftë se ju i ndaloni kamionët e tyre do të thotë që ju duhet ndaluar edhe kamionët që po vijnë nga BE e që po shkojnë në Kosovë dhe pastaj kemi një problem me Evropën.“, tha Ljajiç. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress