Ministri Mehaj:

“Ekipit tim të këshilltarëve i bashkohet edhe eksperti amerikan i radhës, këshilltari Joe Duncan
Duke i dëshiruar mirëseardhje, sot prita në takim, këshilltarin tim amerikan për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim, z. Joe Duncan.
Në procesin e reformës ligjore, administrative , organizative dhe funksionale të Ministrisë së Mbrojtjes, sikur edhe në fushat tjera, eksperienca amerikane është jetike për ne.
Mirënjohje e përjetshme për SHBA-në, respektivisht Zyren Amerikane për Bashkëpunimin e Mbrojtjes, përfaqësuar nga shefi i saj, major Ryan Conley, për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e qëllimeve tona strategjike dhe objektivave tanë operacional.”