Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me lajmet e rreme se z. Vitia është duke e bllokuar procesin e ardhjes së vaksinave “Pfizer”.

Postimi i plotë i Ministres Haxhiu:

Tendenca për të njollosur punën dhe angazhimin e Ministrit Vitia është asgjë tjetër veçse tendencë për rrezikimin e jetës së qytetarëve me anë të publikimit të dokumenteve konfidenciale.

Me interpretime qëllimshëm të devijuara nuk mund të shpaloset realiteti. E kuptoj plotësisht punën e medieve, por nuk mund të quhet “punë medie” nëse publikon diqka që rrezikon furnizimin me vaksina. I lus mediet e gazetarët që kanë qëllime të mira që të jemi bashkë në këtë përpjekje me qëllim të shpëtimit të jetëve të qytetarëve tanë.

Sigurimi i vaksinave është top prioritet dhe për këtë po angazhohet ditë e natë Qeveria.Ne jemi në situatë të tillë për shkak neglizhencës e menaxhimit të keq nga Qeveria e kaluar, ish Ministri i së cilës sot tenton që për mospunën e tij ta bëjë përgjegjës Ministrin Vitia. Jo, qytetarët tashmë e kanë kuptuar se kush dhe për çfarë angazhohet!