Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit: “Ura e gurit të Hoxhës”, Klos.
Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë dhe estetikë të urës.
Ura e Gurit të Hoxhës në Klos, sipas studiuesve është ndërtuar nga Mehmet Hoxha përpara 250 vitesh, me qemer të dyfishtë dhe gurë gëlqerorë të punuar dhe llaç gëlqereje. Trashësia e qemerëve arrin 0.9 m.