Të qenët një prind është e vështirë, por nënat e reja, e ndoshta pak më rrallë baballarët, priren të nxjerrin anën më të bukur të prindërimit në rrjetet sociale. POR një mama e dy fëmijëve,duket të bëjë krejtësisht të kundërtën, për t’u treguar të gjitha nënave të reja që sapo kanë sjellë në jetë një fëmijë, që nuk është aq e lehtë sa duket.

Në Instagram dhe Facebook, duket sikur çdo prind e ka “ në terezi”. Fëmijët e tyre janë të veshur bukur, shtëpitë e tyre janë të pastra dhe martesat e tyre janë perfekte.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Por, SIA, një blogere fituesi, trajnere personale dhe mama e dy fëmijëve po lufton kundër idesë së “prindërve të përsosur”përmes faqës së saj në Instagram që ndiqet nga 1.2 milionë njerëz.

“Ç’është kjo ide e çmendur që po përpiqeni t’i fusni në tru nënave të reja? Të kenë një shtëpi të pastër xixë, fëmijët të hanë fiks në orën 5:00 të gjithë në tavolinë e të mos e nxjerrin grimcën e ushqimit nga luga apo pjata? Për shkak të këtij realiteti “përrallor” çdo gjë tjetër duket si një kaos i vërtetë”

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Përmes postimeve gazmore, Sia u tregon të gjitha nënave që s’ka asgjë të keqe , të sillesh në një mënyrë të caktuar e ta pranosh atë sikur të mos bëje një gabim. 

Kafeja nuk është pija ime e mëngjesit, por 2/3 e asaj çfarë unë konsumoj gjatë ditës.

Ja çfarë shkruan në profilin e saj “diaryofafitmommyofficial”

Djali im më pyeti pse kam qime nën sqetull si babi…

Ndonjëherë fëmijët e mi hanë karamele në orën 8, sepse nuk ia vlen lufta.

Lavamani im po fillon të duket si Kulla e Pizës.

“POR e dini çfarë? Fëmijët nuk do ta kujtojnë atë pirg të madh enësh ose dyshemen e ndotura, por fjalët e rënda, mungesën tuaj të sensit të humorit e vrazhdësinë tuaj. Një falenderim për të gjitha mamatë e rrëmujshme që më ndjekin dhe që nuk ndalojnë së përpjekuri çdo ditë.” – shkruan Sia në një postim. A nuk është ky motivimi që na duhet. 

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress