Davila Sosa, fituesja e ‘Miss Uruguay’ është gjetur e vdekur.

Ish fituesja e ‘Miss Uruguay’ është gjetur e vdekur në një hotel të Meksikës shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

Fatimih Davila Sosa, e cila triumfoi në ‘Miss Uruguay’ në vitin 2006 është gjetur e varur në banjë nga zyrtarët policor.

Nuk kishte ndonjë deklaratë zyrtare nga policia nëse ishte vrasje apo vetëvrasje pasi janë ende në hetime për zbardhjen e çështjes.

Burimet thonë se autoritetet meksikane janë në kontakt me ambasadën uruguajane për të njoftuar familjen e Davila Sosës. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress