Një art
Arti i humbjes nuk është i vështirë për t’u zotëruar;
kaq shumë gjëra duken të ngarkuara me qëllimin
për t’u humbur, sa që humbja e tyre nuk është hata.
Humb diçka çdo ditë. Prano merakun e
humbjes së çelësave të derës, orës së kaluar keq.
Arti i humbjes nuk është i vështirë për t’u zotëruar.
Pastaj praktikohu të humbësh më larg, të humbësh më shpejt:
vendet, dhe emrat, dhe ku kishe ndërmend të
udhëtoje. Asnjë nga këto nuk do të sjellë hatanë.
Unë humba orën e timë mëje. Dhe shikoni! E fundit, ose
e parafundit, e tre shtëpive të dashura ikën e vanë.
Arti i humbjes nuk është i vështirë për t’u zotëruar.
Humba dy qytete, fort të dashur, dhe më tej
Disa mbretëri që zotëroja, dy lumenj, një kontinent.
Më mungojnë, por ndonjë hata nuk ishte.
Edhe për humbjen tënde (zëri që bën shaka, një
gjest që e dua), nuk do gënjej. Eshtë e qartë,
arti i humbjes nuk është i vështirë për t’u zotëruar,
edhe pse mund të duket, si ndonjë e madhe hata.