“Poza e pushtetit” është një temë shumë e debatuar në komunitetin shkencor. Një studim i vitit 2010 ka zbuluar se qëndrimi i hapur i trupit mund të na bëjë të ndjehemi më të fuqishëm dhe me vetëbesim, por një prej autorëve ka thënë së fundmi se efektet nuk janë reale.

Por një studim i 2016 nga studiues në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, Stanford University, Universiteti i Teksasit në Austin dhe Northuestern University sugjeron se marrja e një pozicioni të ngjashëm me “pozën e të pushtetshmit” mund të ju bëjë më tërheqës; ndërsa një gjuhë e kontraktuar e trupit do të ketë efekt të kundërt.

Në një eksperiment në kuadër të këtij studimi, studiuesit kishin krijuar profile për burrat dhe gratë në një aplikacion takimesh që bazohej në GPS. Në një sërë profilesh, burrat dhe gratë u shfaqën në pozita të kontraktuara, për shembull me krahë të kryqëzuar ose me supet e përkulura.

Në një tjetër grup profilesh, të njëjtët burra dhe gra ishin shfaqur në pozicione më të shtrirë, të tilla si me krahë që formojnë një “V”, oe të zgjatur për të arritur diçka.

Rezultatet treguan njerëzit preferonin më shumë pozat e dyta. U konkludua se pozicioni i kontraktuar i trupit është një disavantazh.