Chrome 79 sipas raportimeve po fshin të dhënat e aplikacioneve të cilat aksesojnë shfletuesin Chrome përmes Android WebView.

Përditësime e shpeshta të shfletuesit Chrome janë një prej pikave më të forta të suksesit të tij. Të paktën kështu ka qenë deri më sot.
Versioni më i fundit i Chrome ka filluar të lëshohet automatikisht për qindra miliona përdorues në mbarë botën por ka filluar të shkaktojë probleme të serioze për përdoruesit Android.
Chrome 79 sipas raportimeve po fshin të dhënat e aplikacioneve të cilat aksesojnë shfletuesin Chrome përmes Android WebView.
Shumica po e përshkruajnë problemin si katastrofik dhe madhor.
Në fakt Chrome 79 ka ndërruar vendin ku ruan të dhënat e shfletimit dhe procesi i migrimi në hapësirën e re ka shkaktuar humbjen e të dhënave. Google konfirmoi problemin dhe ndali përditësimin. Aktualisht Chrome 79 është instaluar në 50% të pajisjeve.
Nëse keni instaluar Chrome 79 nuk mund të bëni shumë gjëra përveçse të prisni. Aktualisht nuk është publikuar një listë zyrtare të aplikacioneve të prekura nga humbja e të dhënave e nuk ka një mënyrë sesi të mbroheni.