Mos kij frike, qetësohu!
Një zonjë e moshuar që jetonte në Londër, ishte shumë optimiste në jetë. Ajo kishte shkruar një tabelë me shkrim të bukur: “Mos kij frikë, nuk do të ndodhë!” të cilën e kishte varur tek dera e shtëpisë. Të gjithë fqinjët e kishin vënë re se ajo ishte zonjë e matur, e qetë dhe e duruar. Shpesh herë u jepte mësime të vyera në bashkëjetesën me kushtet e jetës.
Gjatë luftës së dytë botërore, një bombë ra pranë shtëpisë së saj. Një pjesë e shtëpisë u prish, u thyen pllakat, u rrëzuan syrtaret dhe gardëroba, u thyen enët etj… Të gjithë fqinjët rendën me një frymë drejt shtëpisë së saj, për ti ardhur në ndihmë. Ata mbetën të befasuar kur panë se ajo kishte marrë fshesën dhe po fshinte pluhurat, kthente gjërat në vendin e tyre dhe rregullonte ç’të mundë nga shtëpia e prishur. Njëri prej tyre, ngriti kokën dhe pa që tabela: ”Mos kij frikë se nuk do të ndodhë!” ishte akoma aty, e paprekur. Paksa si i demoralizuar, i tha: ”Pa hë, çfarë të mire të solli kjo tebelë që e mban akoma këtu të varur? A nuk e sheh se në ç’pikë të hallit jemi?”
Zonja e moshuar ngriti kokën dhe tha: ”Ooo Zot i madh! Paskam harruar fare!”
Mandej e ktheu tabelën nga ana tjetër, ku ishte shkruar po me shkronja të bukura: ”Qetësohu, do e rikthejmë siç ka qenë!”