Ismail Ismaili përkthyesi i raportit të institutit zviceran për rastin e Astrit Deharit deklaroj për televizionin T7 se ai është i bindur që Astriti është vrarë. “Mos pom rreh najkush përjashta, po sipas bindjes tem ai djalë osht vra”. Për raportin e përkthyer keq,Ismaili u justifikua se raporti i është dërguar me urgjencë ditën e premte dhe ka munguar koha për tu përkthyer në mënyrë profesionale. Sipas Ismailit atij i vjen shumë keq për prindërit e Astrit Deharit se edhe ai është prind dhe ka mohuar në mënyrë kategorike se ka pasur ndonjë tendencë por sipas tij për një raport të këtij lloji duhet asistenca e një mjeku ligjor dhe profesori të gjuhës shqipe për tu përkthyer si duhet.