Aktivisti Rron Gjinovci, ka akuzuar mediat për rastin e vaksinave anti-Covid, për të cilat po akuzohet ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Gjinovci ka thënë se personat që kanë në pronësi media të tyre, duhet të hetohen nga prokuroria sikur “bandat e drogës”.

“Mos u habitni, çdo person që ka medie t’veten nuk është gazetar dhe bizneset e tyre po ashtu nuk janë media. Për prokurorinë këta duhen me qenë subjekt hetimi sikur qysh jon bandat e drogës”, ka shkruar ai në një postim në Facebook, përcjell e pavarura MekuliPress.com

Në një postim tjetër, Gjinovci ka thënë se më shumë i beson ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvallës, se atyre që ai i quajti “shpifës”.

“Më shumë i besoj Donika Gërvallës sesa shpifësve qe 2 muaj ditë para zgjedhjeve çdo natë kanë shpif e kanë fol lidhje e palidhje për rezultatin zgjedhor. Herë t’paguar me pare e herë pa pare, herë nga partitë që tash janë në opozitë e herë nga grupet e interesit. Këta sharlatanë duhet me i marrë në dorë prokuroria, sepse krejt këto që i përmenda janë vepra penale”, ka shkruar Rron Gjinovci.