Mosha në të cilën djemtë hyjnë në pubertet lidhet me moshën kur nënat kanë pasur periodat e para, sugjeron një studim i ri.

Nënat të cilave iu kanë ardhur periodat më herët se moshataret e tyre, edhe djemtë e tyre do të shfaqin shenja të pubertetit, si shfaqje të akneve në fytyrë, të qimeve në sqetulla dhe trashje të zërit më herët se moshatarët e tyre.

Vajzat, ndërkohë, zhvillojnë gjoksin gjashtë muaj më parë.

Gjatë studimit, të publikuar te revista  Human Reproduction, u analizuan të dhënat e gati 16 mijë nënave dhe fëmijëve danezë.

Shëndeti mendor

Një nga autorët e studimit, dr. Nis Brix, nga Universiteti Aarhus në Danimarkë, thotë: Nëse një mjek takon një pacient me pubertet të hershëm apo të vonuar, ai duhet të pyesë për historinë familjare.

Lidhja mes moshës së pubertetit të nënës dhe të djalit është marrë si e mirëqenë, megjithatë, tani, të dhënat nga një studim afatgjatë e konfirmojnë atë.

Mosha në të cilën djemtë dhe vajzat nisin pubertetin ka filluar të ulet gradualisht në të gjithë botën.

Në Britani, çdo dekadë kjo moshë ulet me një muaj. Mosha mesatare e fillimit të pubertetit aktualisht është:

  • 11 për vajzat
  • 12 për djemtë

Studimet kanë treguar një lidhje mes obezitetit dhe fillimit të hershëm të pubertetit.

Në vititn 2015, një studim tregoi se puberteti i hershëm dhe i vonuar lidhen me rrezikun për zhvillimin e:

  • Diabetit
  • Obezitetit
  • Menopauzës së hershme
  • Sëmundjeve kardiovaskulare

Te vajzat, puberteti i hershëm është mosha mes 8-11 vjeç, ndërsa puberteti i vonuar në moshën 15-19 vjeç/ Te djemtë, mosha normale e kalimit në pubertet është 9-14 vjeç.

Një studim amerikan sugjeron se puberteti i hershëm te vajzat lidhet gjithashtu me një rrezik më të lartë për zhvillimin e problemeve me shëndetin mendor gjatë adoleshencës dhe me kalimin e moshës.

”Si faktorët gjenetikë ashtu edhe ata mjedisorë ndikojnë në moshën e pubertetit”, thotë Dr Christine Wohlfahrt-Veje, hulumtuese në Universitetin e Kopenhagës. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress