Ndryshimi dramatik i kursit të politikës së jashtme nga Presidenti Donald Trump ka bërë që SHBA-ja tashmë të jetë në përputhje të madhe me Rusinë, thotë Kremlini.

– “Administrata e re po ndryshon me shpejtësi politikën e jashtme. Kjo përkon në një masë të madhe me vizionin tonë,” – deklaroi zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov.

Ai shtoi se marrëdhëniet dypalëshe kanë pësuar dëmtime të mëdha, por tashmë po shihet një ndryshim pozitiv.

– “Ka ende një rrugë të gjatë për të kaluar, pasi marrëdhëniet mes dy vendeve janë dëmtuar rëndë. Por nëse dy liderët, Presidenti Putin dhe Presidenti Trump, vazhdojnë në këtë drejtim, atëherë gjithçka mund të përmirësohet shpejt dhe të jetë e suksesshme,” – tha Peskov.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, gjithashtu shprehu mbështetje për Trump-in, duke e përshkruar atë si “një pragmatist me mendje të shëndoshë”.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse TASS, Lavrov e lavdëroi Trump-in për përpjekjet e tij për të përfunduar luftën në Ukrainë.

– “SHBA-ja e thotë hapur se dëshiron t’i japë fund konfliktit në Ukrainë, ndërsa Evropa kërkon që lufta të vazhdojë,” – deklaroi Lavrov.

Koment i MekuliPress: Si ka mundësi që edhe disa shqiptarë të mjerë mendojnë njësoj si Putini dhe Rusia?

Fakti që Trump-i dhe Putini janë në një vijë të përbashkët politike nuk është më lajm, por si ka mundësi që disa shqiptarë e mbështesin po këtë narrativë ruse?

Si është e mundur që disa shqiptarë ende justifikojnë politikat e Trump-it, i cili jo vetëm që po e përafron Amerikën me Rusinë, por edhe po e tradhton Ukrainën, një vend që ka kaluar një agresion të ngjashëm si Kosova nga Serbia?

A është kjo naivitet, servilizëm, apo mungesë e plotë e vetëdijes historike?

By