MekuliPress ju sjellë disa mendime të filozofit Immanuel Kant. Këto urtësi të Kantit janë aktuae dhe mësimdhënese për rininë por edhe për të moshuarit mendjepakë, shkruan e pavarura MekuliPress.
Ja disa nga urtësi të Kantit:
Me ligj, njeriu është fajtor nëse shkel të drejtat e të tjerëve. Me etikë, ai është fajtor qoftë edhe vetëm kur e mendon këtë.
Shkenca është dije e organizuar. Urtësia është jetë e organizuar.
Dy gjëra më mahnisin më shumë. Qielli me yje mbi mua dhe ligji moral brenda meje.
Mendimet pa përmbajtje janë boshe, intuita pa koncept është e verbër.
Mu desh të eleminoja dijen, me qëllim që t’i bëja vend besimit.
Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por i imagjinatës.
Moraliteti nuk është doktrina se si ne e bëjmë veten të lumtur, por se si mund ta bëjmë veten që ta meritojë lumturinë.
Prano gjithmonë se individët njerëzorë janë qëllime, dhe mos i përdor si mjete për qëllimin tënd.
Jetoje jetën sikur cdo akt i yti, do të shndërrohej në një ligj universal.
Nuk është e domosdoshme që ndërkohë që jetoj, të jetoj i lumtur; por është e domosdoshme që sa kohë që jetoj, ta bëj me nder.
Të jesh është të bësh.
E gjithë dija jonë nis me shqisat, vazhdon me kuptimin dhe përfundon me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se sa arsyeja.
Me një gënjeshtër, njeriu e asgjëson dinjitetin e tij si njeri.
Mosmirënjohja është esenca e poshtërsisë.
Feja është pranimi i të gjithë detyrave tona, si komanda hyjnore.