Këshilli grek për Sigurinë Kombëtare ka vendosur të autorizojë vendosjen e një gardhi në të gjithë gjatësinë e kufirit me Turqinë.

Për përparësinë e vendosjes së gardhit do të konsiderohen mendimet e ministrive më të rëndësishme greke dhe segmenteve vendimmarrëse të ushtrisë

Ministri për Migracionin dhe Azilin, Notis Mitarakis ka njoftuar se gjatësia e gardhit do të jetë 80 km dhe ai vendoset në funksion të kontrollit të fluksit migrator. Vendimi vjen në një kohë që agjencia europiane FRONTEX është përfshirë në skandalin e keqtrajtimeve të refugjatëve që kanë hyrë ilegalisht në hapësirën e BE-së