Na ‘çmendi’ kjo dashuri.
Kimete Berisha
1. Ne shqiptarët e Kosovës jemi
gjaknxehtë në dashuri, prandaj jemi kaq të ndjeshëm, kaq të prekshëm,
jemi gjynah, se digjemi shpejt.
Ne
prej se e kemi jetu luftën, çdo gjë e ndjejmë si luftë, si fundin e
botës, neve kur na ther shpirti, na lëkunden themelet e ekzistencēs.
Për ta respektuar dashurinë tonë, Edi Rama kish qenë mirë me formu një Komision për pritjen dhe përcjelljen e shqiptarëve të Kosovës, në kufi.
Dashuria jonë i ka disa specifika, kryesorja është që anëtarët e Komisionit të Mikpritjes të na pyesin për s’dytsh ‘Si jeni’, ‘A jeni mirë? Krejt shnosh e rahat? Si kaluat rrugës? A jeni lodh? Punët si po ju shkojnë?
Pyetjet gjithmonë mbyllen me një ‘shyqyr’, ndërsa
pyetësit duhet të qëndrojnë në këmbë derisa na pyesin, me duar
mbështetur në barkat e tyre, e neve si mbretër të dashurisë siç jemi na
lejohet edhe ulur t’i pranojmë pyetjet tuaja të kujdesit.
Se kur ulemi ne, ulet edhe respekti.
2. Ne shumë kemi nevojë të na pranohet kjo dashuri e tepërt, që derdhet si lumi i ngopur me ujë.
Nga dashuria a ngopesh? Ngopesh valla. Si nana kur të teket e të
bombardon me dashuri ‘a po nerth? a je unt? ‘ruju kah te kapërcejsh
xhaden’, ‘mos u trullav, drejt n’ahpi; ruju mos pi prej kërkujt, ruju,
ruju, ruju e në fund aq shumë ruhesh, sa përfundon i sigurtë ‘nga kjo
jetë’ por i mbrojtur nga dashuria.
3. A është dashuria jonë e tepërt, si e atij titullit ‘Prej këtu e deri në amshim’! Për besë s’di. Më duket se po.
Unë idhnohem lehtë, e kam dashurinë të ndjeshme. Ta zëmë, një herë një
gazetar i mirë i Tiranës më ka thënë ‘e ke emrin e keq’, e unë në ato
çaste ia kam marrë inat krejt ‘Shqipërisë’. Por e kam falë, kuptohet,
pas disa ditëve, se mirë e ka pas.
Ne e mbajmë vendin e parë për
dashuri sepse e mbajmë të rezervuar për kohë katastrofash, por nuk e
shprehim kur është qetësi, nuk i thotë kush-kujt të dua, me vra ai Zot,
sepse nuk dimë me shpreh, ndjejmë sikur dukemi të dorëzuar kur e
shprehim dashurinë, prandaj në kohë krizash ajo dashuri e rezervuar del
nga shtrati si lumi që del dhe e humb kontrollin, as poezia nuk e zë.
4. Çka po du me thënë.
Ne kemi nevojë të madhe të na zbret dikush në vendin e dytë të
dashurisë, se s’ka më mirë, se edhe Zaratustra e ka ditur se lumturia e
grave është ‘ai më do’ ndërsa e burrave është ‘unë e dua’.
Askush nuk garon se kush kë po e do më shumë, përveç nev, e lumturi
është simbas meje, ti n’kokërr t’shpinës e dashuria me t’pikë prej
tavani, telefoni e tenxhereje kah t’rrotullohesh.
Jam dembelicë në
dashuri, krejt si këta t’Shqypnisë, preferoj me më dasht, se më
konvenon, qetë, se kur Do ti të ther ty, e kur Do tjetri i ther atij e
ti knaqesh.
5. Mos u prekni pse ua refuzojnë ushqimin e lirë. Disa nga anjerëz nuk ishin të varfër. Ata kanë jetu me pamje kah deti.
Njerëzit thonë e humbin shpirtin kur e humbin sendin.
Ata i shihni si viktima, por ata nuk ndjehen si viktima.
E di. Gjatë luftës isha viktimë.
Të ngujuar në një shtëpi vet e 50-ta, me vajza, gra e fëmijë, qitsha
naze, qitsha kajde n’usjaim (jo me fjalë) veç protestoja halli jem, unt e
eqt, nuk e haja bukën me patate (ua ndi erën e dheut edhe sot) veç pse
ajo e moshuara që e ndante në copa kafshate, e mbante bukën në preher
në ‘kulet’ e saj ngjyrë vjeshte.
Nuk ishte mendjemadhësi. Ishte,
haj medet. Dhe, pas katër ditësh greve urie, policia serbe na përzuri
edhe nga ajo shtëpi (në Smrekonivë) dhe na urdhëroi të ‘thejmë qafën’
diku në kufi (ku nuk mbërrimë kurrë) nëpër fshatin Bukosh.
Rrugës në kolonë, gjithë ato plaka, gjithë ai fëmijë e ai njeri i smurë, asnjëri përveç meje nuk ra n’dy gjunjtë.
M’u terruan sytë, nuk shihja gjë, m’u këputën këmbët n’gjunjë, veç
veshët punonin, e dëgjoja nanën time ‘o çika jeme’, as s’ndjeja gjë për
të as për veten, as s’kisha nevojë m’u çu, as nuk po u tutshe në ato
momente.
Policët serbë bërtisnin e më urdhëronin ‘çu’, po nuk ecnin këmbët.
E dëgjova një grua në ato çaste që iu përgjigj thirrjes së nanës time
për ndihmë, secili e ruante pikën e ujit dhe sheqerit për vete, por një
grusht sheqer ma lëshuan në gojë edhe mua.
M’u çelën sytë. Ishte
ajo gruaja që na ndante bukën dhe unë në heshtje e refuzoja për shkak të
ngjyrës së kuleve dhe duarve të saj të vrazhdta vrazhdta. Falma Zot.
Nuk ia di emrin plakës që ma shpëtoi jetën atë ditë Maji 1999.
6. Kë po e pyes ‘si je’ po më thotë: qe valla, qitu po rrina, tuj kajt kurrë pa pushu, hëngrëm, pimë çaj, mërzi e madhe.
Edhe unë kam qajt shumë.
Duke e menduar atë djalin që trupin e kishte nën rrënoja e fytyrën të
kthyer kah jeta, që para se të jepte shpirt e kërkoi një cigare.
M’u dhimbt shumë shumë shumë.
M’u kujtuan ‘Fjalët e fundit’ të poetit Aintler dhe fjalët e fundit të ‘Atij Mikut’: ‘O Zot merrma shpirtin’.
Duke qarë, e hetova se lotët më dilnin vetëm nga syri i majtë. Nga kureshtja çka po ndodh me lotët e mi ‘eharrova’ për disa momente mërzinë dhe fillova të mendoj pse nga syri i djathtë nuk dalin lotët.
7. Mos ia shihni për të madhe as Ramushit, është njeri i luftës, nuk është normal, sidokos në dashuri, sikur që jemi të gjithë ne të mbijetuarit e luftës.
Ai doli sot me shpërnda ëmbëlsira e revania për policët.
Më së pari burrat nuk është estetike me hëngër ëmbëlsira publikisht.
Ëmbëlsirat janë ushqim ‘rinor’ që shprehin gëzim e jo pikëllim.
Për çka je gëzu o i lumi ti për mendt tua!
Tregoni njerit se nuk është Bajram, por janë ditët e mërzisë, e kur je i
mërzitur puna e parë trupi e refuzon shijen e ëmbëlsisë.
Mërzia e ka menynë e vetë ushqimore.
Mirë boll se mundet me lshu Zoti m’i angazhu Dardanin me gju n’ajrë me alltia.
8. Dashuria është e bukur por jo e shenjtë, është e mirë apo e madhe aq
sa ka dije njeriu. Është inteligjente dhe e butë, aq sa është
inteligjet e i butë njeriu.
Nga njeriu i zakonshëm të mos prisim tani dashuri të jashtëzakonshme.
Si Sokol Balla. Midis gërmadhave i kish lustru kundrat e ish çu kish
vesh mont t’ngushtë që dojke mi pëlcit n’trup, materiali i montig skaj i
zi i dhezt si pantollat e Kimit, vetëtimë Sokol aga, veç ai binte në sy
midis gërmadhave ashtu siç në kallaballak dihet ‘budalla’.
9. Pastaj e pash Elvisin. Më qetëson kur e shoh. Kish dalë me Edi Ramën te rrënojat e termetit.
Më thanë: mos e beso shumë se zhgënjeshesh..Punë e madhe që mund të
zhgënjehem një ditë, përderisa të zhgënjehem unë kënaqem duke besuar.
Mos u zhgënje pa besuar një herë. Mos nxito të dyshosh në njerëzit e mirë pa u besuar më parë.
Thjesht, Beso.
P.S. Ky është versioni i dytë i shkrimit të njejtë, se më zuri
taksirati, versioni i parë ‘m’u zhduk’ para syve, duke e postuar.
‘Të gjithë ne jemi ngapak të sosur pa nevojë’.