Ushtarë të Gardës sime të vjetër: Ju them lamtumirë!

Napoleon Bonaparti

Lamtumira, 20 prill, 1814

Ushtarë të Gardës sime të vjetër: Ju them lamtumirë! Për njëzet vite ju kam shoqëruar vazhdimisht në rrugën e nderit dhe të lavdisë. Gjatë kohëve të fundit, ashtu siç në ditën e prosperitetit, keni qenë në mënyrë të pandryshueshme modeli i kurajës dhe besnikërisë.

Me burra si ju, kauza jonë nuk do të humbasë; por lufta do të ishte pa mbarim; mund të kishte qenë luftë civile, dhe kjo do t’i kishte shkaktuar fatkeqësi edhe më të rënda Francës.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Kam sakrifikuar të gjitha interesat e mia për ato të vendit.

Unë po shkoj, por ju, miqtë e mi, do të vazhdoni t’i shërbeni Francës.

Lumturia e saj është mendimi im i vetëm. Ende do të jetë qëllimi i dëshirave të mia. Mos t’ju vijë keq për fatin tim; nëse kam preferuar të mbijetoj, ka qenë për t’i shërbyer lavdisë suaj.

Kam ndër mend të shkruaj historinë e arritjeve tona më të mëdha, që kemi realizuar së bashku.

Lamtumirë, miqtë e mi.

Sikur të mundja do t’ju shtrëngoja të gjithë në zemrën time
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress