Nata e Kadrit është një nga ditët më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë. Traditë e kësaj nate, që është sonte, është gatimi i hallvës. Hallva duhet të bëhet para se të hyjë dielli i ditës së re, dhe ndahet me njerëzit e tjerë, në kujtim të atyre që nuk jetojnë më.

Më poshtë MekuliPress ju sjell recetën si ta përgatisni hallvën.

Përbërësit:

1 gote miell

gjysmë gote sheqer

700 ml ujë të nxehtë

Një grusht arra

2 luge gjalpë

Përgatitja:

Përgatisni sherbetin duke vënë ujin të përzier me sheqerin në zjarr të mesëm, derisa të marrë valë. Ndërkohë në një enë që nuk ngjit, shkrini gjalpin dhe hidhni në të miellin. Skuqeni derisa mielli të marrë ngjyrë karamele. Pastaj, shtoni sherbetin kur të jetë gati dhe përzijeni mirë derisa të përfitoni një brumë homogjen dhe pa kokrriza. Shtoni arrat e grira trashë dhe vazhdoni përzijeni derisa brumi të shkëputet totalisht nga anët e enës, duke u bërë në formë topi. Me ndihmën e lugës së njomur me ujë, krijoni forma me hallvën. Lëreni të ftohet plotësisht para se ta konsumoni.