Paradoksi më i madh është se ne e perceptojmë degradimin e Tokës sonë si atë të një planeti diku në hapësirë me të cilin ne nuk kemi të bëjmë aspak.

Ne dimë se hakmarrja e Natyrës nda njerëzimit ka filluar, por nuk dimë sa të rënda do të jenë plagët që do të marrim.

Njerëzimi do të ngjitet në një shkallë të re qytetërimi kur edukata për ruajtjen dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të bëhet parësore dhe e zakonshme.

Kryeligji i botës së sotme është ai i ruajtjes së mjedisit. Nuk ka integritet më të madh e më të epërm se integriteti i natyrës.

Këtë botë do ta trashëgojnë paqësorët dhe ambjentalistët.

Natyra, nuk flet, nuk proteston, por hakmerret.

Ju që nuk doni natyrën, si mund të doni njëri – tjetrin?

Natyra na i fsheh sekretet e veta pse është e madhërishme, jo pse është ngatërrestare.

Natyra nuk njeh asnjë të drejtë, ajo njeh vetëm ligjet e saj.

Nayra është libri i vetëm, çdo faqe e të cilit përmban një kuptim të thellë.

Natyra nuk bën shaka, ajo është gjithmonë e drejtë, gjithmonë serioze, gjithmonë e rreptë, ajo ka gjithmonë të drejtë, gabimet dhe lajthitjet janë të njerëzve.

Edhe në ëndërrat më të bukura njeriu nuk mund të përfytyrojë diçka më të bukur se natyra.

Ligjeve të natyrës nuk u fshihesh dot.

Natyra mund dhe krijon çdogjë.

Vëzhgojeni natyrën dhe ndiqni rrugën që ajo ju dëften.

Në qoftë se njeriu varet prej natyrës, edhe ajo varet prej tij: ajo e krijoi njeriun, njeriu e transformon atë.

Njeriu ka më mësuar të zotërojë natyrën, pa mësuar ende të zotërojë veten.

Nuk duhet ta shohim natyrën si diçka që na përket por si një borxh që ua kemi marrë fëmijëve tanë.