Njerëzit që ndryshojnë rrjedhën e historisë, nuk është e thënë të jenë vetëm të famshëm. As politikanë. As yje kinemaje. Aq më pak, shkencëtarë, në këtë rast. Dhe fati e deshi që një person i vetëm, krejt i zakonshëm, të ndryshojë rrjedhën e historisë së popullit të vet. Me ndarjen nga jeta të 93-vjeçares Cristina Caderon, bota do të ketë një gjuhë më pak, gjuhë që, prej 6 mijë vjetësh ishte e folme në Amerikën Latine, nga Kili në Argjentinë.

Bëhet fjalë për gjuhën jamane (jaman), gjuha e popullit jagan (jagan), nga më të vjetrit banorë në ekstremin e atij kontinenti, thuajse përballë me bardhësinë e Antarktidës.

Ndonëse ende ka disa dhjetëra nga ky popull i lashtë, po aq sa civilizimet e humbura të Majave dhe Astekëve, asnjë prej tyre nuk është në gjendje të flasë rrjedhshëm jamanishten, veçse disa fjalë.

Në kohën moderne, kishin mbetur vetëm Cristina dhe e motra, e cila vdiq në vitin 2003.

Por gruaja e zgjuar, që jetonte në qytetin Villa Ukika, duke shitur çorapet që i thurte vetë, prej disa vitesh kishte ndërmarrë një sipërmarrje për të cilën brezat e ardhshme jagan, nëse mbijetojnë, duhet t’i jenë mirënjohës përgjithmonë.