Sipas Bloomberg, ky mujor është i parë fitimprurës për Dropbox që kur doli si kompani publike në 2018-ën. Me pak fjalë u desh një pandemi që të bëhej kompani fitimprurëse.

Ndërsa shumë kompani kanë vuajtur gjatë pandemisë, për Dropbox nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Gjatë tre mujorit të parë të 2020-ës, kompania raportoi 455 milionë dollarë të ardhura, një rritje me 18% krahasuar me një vit më parë.

Sipas Bloomberg, ky mujor është i parë fitimprurës për Dropbox që kur doli si kompani publike në 2018-ën. Me pak fjalë u desh një pandemi që të bëhej kompani fitimprurëse.

Që nga mesi i muajit Mars periudha testuese pa pagesë e Dropbox Business Teams është rritur me 40% ndërsa planet individuale me 25%. Në dy javët e para të muajit Mars Dropbox shikoi një regjistrim masiv të përdoruesve në planin Basic ndikuar nga koronavirusit.

Ndërsa kompani të tjera si Airbnb, Lyft dhe Uber po largojnë me mijëra punonjës, Dropbox po kërkon të punësojë. Kur doli si kompani publike në 2018, u vlerësua me 10 miliardë dollarë por raportoi deficit prej 1 miliardë dollarësh.

Sipas Bloomberg Dropbox ka tejkaluar parashikimet e analistëve me shitjet dhe fitimin çdo tre mujor që kur ka dalë si kompani publike. Aktualisht numëron 14.6 milionë përdorues me pagesë, një rritje me 1.4 milionë krahasuar me një vit më parë.