Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përkujtuar masakrën, e kryer nga shteti serb ndaj shqiptarëve civil në fshtain Reçak, në 24-vjetorin e saj, shkruan MekuliPress

Në një postim jo të zakonshëm për BE-në, në Facebook, BE ka thënë se kujtojnë dhe nderojnë viktimat, duke shtuar se “e kaluara nuk mund të zhbëhet por që e ardhmja do të sjellë drejtësi e lehtësim”, citon MekuliPress.

“Sot shënohet përvjetori i 14-të i masakrës së Reçakut. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe ndajmë dhimbjen dhe vajtimin të pangushëllueshëm. E kaluara nuk mund të zhbëhet, por e ardhmja do të sjellë drejtësi, mbyllje dhe lehtësim. Sot vajtojmë me Kosovën.”

https://www.facebook.com/EuropeanUnionInKosovo/posts/551935873639897