Dafina Zeqiri si gjithmonë ka eksperimentuar sërisht me stilin e flokëve.

Së fundmi ajo i ka surprizuar sërish të gjithë ndjekësit e saj, madje këtë radhe është shfaqur tërësisht ndryshe nga çdo herë tjetër. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto dhe video, në të cilat duket se ka rruar flokët. Ndërsa kjo mund të jetë diçka madhore për shumë vajza, duket se Dafina nuk e ka aspak problem të eksperimentojë deri në ekstreme me flokët e saj.