Komisioni Parlamentar i Politikës së Jashtme ka miratuar të premten disa ndryshime në Marrëveshjen e vitit 2014 mes Shqipërisë e Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë. Ndryshimet adresojnë disa paqartësi lidhur me tatimin mbi dividentin e kompanive të të dy vendeve.

Ndryshimet u shpjeguan para deputetëve nga Drejtori i Politikave Makroekonomike në Ministrinë e Financave Niko Lera.

Përveç ndryshimit të nenit 10, në Marrëveshjen me Kosovën u modifikuan edhe disa nene të tjera, të cilat kryesisht kanë për qëllim sigurimin e disa standardeve minimale ndërkombëtare për të luftuar erozionin e bazës së tatueshme dhe transferimin e fitimeve (BEPS – Base Erosion and Profit Shifting), në kuadër të projektit ndërkombëtar BEPS, pjesë e të cilit tashmë është dhe vendi ynë.

Lorenc Rabeta