I ftuar në SYRI TV anëtari i kryesisë së LVV-së, Elvis Hoxha, ka folur për dialogun që po zhvillohet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Hoxha theksoi se Kosova po flet për një asociacion i cili është në përputhje të plotë me statusin e vetë Republikës së Kosovës, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si një shtet multi-etnik.
Sipas Hoxhës, Kosova është dakord për një asociacion qytetar pa territor dhe se duhet të rezistojë derisa të ndryshojë përbërja e tryezës së dialogut.
‘Detyra e një grupimi është ti mbajë zotimet e veta premtimin e vetë, pikë. Këtu mbaron gjithçka. Duhet të rezistojmë derisa të kthehet tryeza në dispozicionin tonë’, u shpreh Hoxha.
Elvis Hoxha: Kosova po flet për një asociacion i cili është në përputhje të plotë me statusin e vetë Republikës së Kosovës, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila është hartuar, nqs kujtohemi se ne na dhëmbi që Kosova u bë multi-etnike sepse është shteti më mono-etnik në Europë. Po e pranojmë se ne jemi shteti më modern dhe më shprehës i të drejtave të pakicave dhe ne na dhëmbi që ju dhanë gjithë ato të drejta pakicave serbe përkundër pakicave të tjera që morën disa të drejta por 4% serb është gjithmonë aty dhe shumë i rëndësishëm.
Dhe tani vjen dhe më thua ta hedhim poshtë planin multi-etnik dhe tani do bëjmë sektor-etnik. Por ti e provove njëherë Bosnjen. Duhet ti thërrasësh mendjes, se Kosova duhet të rezistojë në atë masë që çdo llojë instance duhet ti thërrasi mendjes cilado qoftë kjo instancë ndërkombëtare. Kjo është detyra numër një e një populli, shoqërisë civile dhe qeverisë së vetë.
Jemi dakord për një asosacion qytetar pa territor. Unë jam për një republikë multi-etnike, serbët kanë të drejta shumë më të mëdha se të gjitha pakicave të tjera dhe pastaj të them jo këtyre duhet ti jap edhe mëvetësi territoriale.
Ne duhet të rezistojmë derisa të ndryshojë përbërja e kësaj tryeze.
Detyra e një grupimi është ti mbajë zotimet e veta premtimin e vetë, pikë. Këtu mbaron gjithçka. Duhet të rezistojmë derisa të kthehet tryeza në dispozicionin tonë.