Korab Blakaj
Mercenarizmi intelektual po vepron për të shpërfytyruar vetdijen e tij.Pseudo-gazetaria gënjeshtren e përseritur po e ngre në statusin e fjalës zyrtare, dhe opinionet e shitura po arrin t‘i maskojë si lajme!
Pseudo-gazetaria gjithmonë i ka amplifikuar maskarenjt!
Duke qenë parnere e ngushtë e elitave të korruptuara,ajo,flet për realitete të inskenuara, duke i dhënë prioritet lajmeve të pa vërteta , analistëve dhe opinionistëve të ndyrë.
Ajo flet me urrejtje për vlerat,mbush ekranet me tituj nudo,me thashetheme dhe asnjëherë nuk lodhet duke i bërë magji popullit, duke e dezinformuar dhe ngatërruar mendjen e tij!
Pseudo-gazetaria është STRUKTURË E ORGANIZUAR MANIPULIMI, është industri genjeshtre e ndihmuar nga redaksi,redaktorë, pseudo analistë, pseudo ekspertë,mikrofonë, kamera,valë televizive, rrjete sociale, algoritma etj,që po angazhohet ditë e natë , me agresivitetin e shekujve dhe brezave, për t‘a vrarë shpresën kolektive!
Asnjë pushtet i korruptuar, sikundër asnjë organizatë terroriste a kriminale qoftë,nuk mbijeton pa pseudo-gazetarinë, pa pseudo-gazetarët që flasin pa menduar,që heshtin me qellim, që pyesin për të shpërqendruar, apo raportojnë për të mashtruar.
Kombi i dezinformuar nuk mund të mendojë drejtë, e duke mos menduar drejtë ai do të veprojë gabimisht!
PSEUDO-GAZETARIA ËSHTË PROBLEM STRATEGJIK KOMBËTAR.
Ajo krijon qytetarë të hutuar, votues të çorientuar, masa të frikësuara që ndjekin fytyrën që shfaqet më shpesh në ekran, jo atë që ka më shumë vlerë.
Ajo arriti ta bëjë heroin anonim dhe kriminelin “influencer”. Ajo e shpalli moralin të pa vlerë dhe poshtërsinë rrugë veprimi . Ajo e ndau popullin nga vetja, e ndau kombin nga historia, dhe po e ndan rininë nga realiteti.
Pseudo-gazetaria po e fut kombin në epokën e dekadencës.Duke uzurpuar vemendjen kolektive ajo po prodhon një kulturë që nxit narcizmin,shthurjen dhe konformizmin e turmës!
Pseudo- gazetaria po e vret indin kombëtar.Duke ushqyer rininë me shembujt e zbrazët të showbizit,ajo arriti të shes imazhe në vend të mendimit. Dikur kishim figura të dijes, të artit, të luftës dhe të idealeve, sot kemi vajza që shiten në Instagram dhe djem që mburren për “luksin” që nuk e kanë fituar me punë, por me shitje karakteri. Dikur nderoheshin të urtët, sot duartrokiten të shthururit. Media – Pseudo-gazetaria i bëri yje, publiku i ndjek, politika u serviloset.
Pseudo-gazetaria po ngreh pseudo-politikanë në pushtet!Dhe këta pseudo politikanë janë ushtria e dytë e dekadencës së organizuar kombëtare.Pseudo politikanët dhe pseudo-gazetarët janë sikur binjakët siamezë;kur sëmuret njëri- teshtinë tjetri!
Luftojnë për marrëzinë kolektive dhe mbrojnë marrëzinë kolektive!
Pseudo- gazetaria është spiunazh në formë ligjore.
Ajo është „ kolona pesë“ e infiltruar brenda kombit!
Në frontin e anti influencës
Në frontin kundër influencës pseudo- gazetaria është armiku i parë strategjik.Produkti i saj: pseudo-politikani është armiku i dytë!
Po nuk e vramë armikun e parë do të na vras armiku i dytë!
Por si mund t’i vrasim këta armiq kur nuk jemi në luftë?
E thjeshtë; jemi në Luftë Hibride.Luftojmë me armët e luftës hibride; me fjalë, me shkrime, me demaskim, me vedije, me qendrueshmëri qytetare,me ekspozim, me bashkëpunim me shtetin!
Luftojmë me të vërtetën, me idealin dhe interesin kombëtar, çlirojmë mediat, vrasim pseudo- gazetarinë dhe me vdekjen e saj vdesin pseudo politikanët!
Pa vdekur këta dy armiq, ky komb nuk do të informohet nga gezetari profesionale dhe as nuk do të udhëhiqet nga politikanë të ditur të brumit kombëtar!
PS: merrni pjesë në këtë luftë,ngjeshni radhët, mbështesni njëri- tjetrën,ndihmoni shtetin, ekspozoni genjeshtrat publike, shfaqni të vërtetën!
Shkrime si ky dhe të ngjashme lexoni,#share që edhe tjerët t‘i lexojnë!