Më 18 maj 2014 vdiq Dobrica Ćosić, një shkrimtar, romansier, eseist, dhe sidomos një ideolog i politikës serbomadhe.

Në veprën e tij me titull “Deobe“ (“Ndarjet“, vëll. 1-3), të botuar e ribotuar disa herë ç’prej vitit 1961. Në një pasazh të veprës në fjalë, shkruante: “Ne gënjejmë që të mashtrojmë veten për të ngushëlluar të tjerët; gënjejmë nga dhembsuria, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë, gënjejmë për ndershmërinë. Ne gënjejmë për liri. Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb dhe konfirmim i inteligjencës tonë të lindur. Ne gënjejmë në mënyrë kreative, imagjinative, inventive” […]. “Në këtë vend çdo gënjeshtër në fund bëhet e vërtetë.”

Në gjuhën serbe: (“Mi lažemo da bi smo obmanuli sebe, da utešimo drugoga; lažemo iz samilosti, lažemo iz stida, da ohrabrimo, da sakrijemo svoju bedu, lažemo zbog poštenja. Lažemo zbog slobode. Laž je vid srpskog patriotizma i potvrda naše urođene inteligencije. Lažemo stvaralački, maštovito, inventivno.” […] “U ovoj zemlji svaka laž na kraju postaje istina.”)!

Prof dr. Jahja Dranqolli /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress