Gramoz Palushi kishte lindur dhe ishte rritur në Kukës. Për të siguruar një jetë më të mirë ai kishte emigruar në shtetin fqinj, atë Grek.

Në ndeshjen e 2004-ës mes Shqipërisë dhe Greqisë në stadiumin “Qemal Stafa”, Shqipëria fitoi 2 me 1, duke mundur kështu edhe të sapo shpallurën Kampione të Evropës. Gëzimi i fitores ishte i jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët, e veçanërisht për diasporën shqiptare në botë.

Në ishullin Zakinthos në Greqi po festonte edhe shqiptari Gramoz Palushi. Një turmë grekësh e sulmuan pas shpine duke i ngulur thikën. Kur ai shkoi në spital nuk mori trajtimin e duhur nga personeli mjekësor dhe u la për një kohë të gjatë pa ndihmën e askujt nën pretekstin se ai nuk posedonte sigurim shëndetësor.

Tifozit shqiptar ia morën jetën nacionalistët grek vetëm e vetëm pse mbajti flamurin kombëtar në dorë. Gramozi vdiq sepse po festonte fitoren e Shqipërisë kundër Greqisë. Ai ishte vetëm 20 vjeç kur gëzimin më të madh ja kthyen në gëzimin e tij të fundit.