Në lidhje me provokimet e njerëzve të Vuçiçit në veri.

Ne jemi të gjithë me vendimet e drejta të Qeverisë së Kosovës.

1. Masat e marra për targat e veturave nuk drejtohen kundër serbëve etnikë. Shumë shqiptarë etnikë të Luginës përdorin targa të Serbisë, prandaj kjo nuk është masë antiserbe. Është masë brenda një vendi sovran, që kërkon të trajtohet njësoj siç i trajton të tjerët.

2. Masat e marra për targat e veturave janë të nënshkruara dhe të pranuara nga Serbia në shumë marrëveshje të mëparshme. Prandaj kot ankohen dhe vetëviktimizohen.

3. Institucionet e Kosovës me Qeverinë Kurti po veprojnë siç duhet, duke zbatuar kushtetutën, ligjin, marrëveshjet, duke mos provokuar dhe duke mos rënë pre e provokimeve.

4. Duhet demaskuar plani i Vuçiçit për inskenime, shpifje e provokime. Ditët e para pati pretendime për rrahje që nuk kishin ndodhur, pati raportime nga serbët lokalë që ankoheshin se njerëzit e Beogradit po u bëjnë presion të dalin në protesta, dhe shumë fake news. Sot ka patur veprime të tjera kriminale që janë denoncuar nga institucionet e rendit në Kosovë. Ka edhe akrobaci me aeroplanë dhe helikopterë. Ky është Vuçiçi, “i biri” i Millosheviçit.