Me dimrin në prag, çerdhet në Norvegji e kuptojnë që duhet të ulin temperaturën për të pasur mundësi për të paguar faturat e tyre të energjisë elektrike.

– Ne kemi ulur temperaturën në të gjitha çerdhet tona në 19 gradë celsius.

Kështu thotë menaxheri i përgjithshëm i ‘Fondacionit Kanvas Kindergarten’, Robert Ullmann. Ky fondacion operon gjithsej 66 kopshte në mbarë Norvegjinë.

Për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike, udhëheqësit e Kopshteve kanë zgjedhur të ulin ngrohjen në çerdhe për të kapërcyer kostot e larta.

Vendimi është marrë që në shtator. Duhet theksuar se edhe Teatri Norvegjez ka ulur temperaturën me një gradë.

– Është një ushtrim i mirë, në të njëjtën kohë që duhet të ulim kostot e energjisë, duhet të marrim edhe përgjegjësi sociale dhe të bëjmë një përpjekje të përbashkët për të ulur konsumin tonë të energjisë.

Ulja e temperaturës është një veprim që shumë institucione norvegjeze e kanë ndërmarrë në një përpjekje për të kursyer energjinë elektrike. Kuvendi norvegjez (Stortinget) njoftoi javën e kaluar se edhe ata po ulin temperaturën dhe po mbyllin saunën. Në të gjitha kishat në Oslo është ulur temperatura poashtu.

Edhe Teatri Norvegjez ka ulur temperaturën për të kursyer energjinë elektrike. Ata e kanë bërë këtë tashmë në gusht.

– Ne e kemi ulur temperaturën kudo me një shkallë, thotë drejtori Hans Antonsen. Temperatura ndryshon pak nga dhoma në dhomë, por zakonisht është më së shumti 21 gradë./MekuliPress/