Aleksandër Vuçiç nuk i ka punët mirë. Kameleoni serb nuk po duket se është në gjendje të shtjejë në punë ndonjë diversion të ri përkundër një proteste që ka përmbytur çifligun e tij privat.

Studentët që kanë përmbyllur marshimin nga Beogradi në Novi Sad, raportohet se kanë bllokuar tri ura në qendër të kryeqytetit serb, duke përcaktuar tashmë një gjendje krize të shtetit në afirmimin e normalitetit. Mediat opozitare serbe raportojnë se Komiteti për Nobelin ka nominuar studentët serbë për çmimin “Nobel për Paqe”. Mbi këtë situatë të fermentuar për arsye të qarta dhe mirëfilli politike, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë ka bërë një deklaratë që ilustron se ai negocion çdo gjë, por jo pushtetin e vet.

Garantoj me jetën time se nuk do të ketë një qeveri tranzitore apo ekspertësh. Do të jetë një qeveri serbe

ka deklaruar ai gjatë një tubili në Serbinë Qendrore.

Sipas tij ideja në fjalë është sugjeruar nga një “i huaj i rëndësishëm” ndaj presidenti serb e ka cilësuar një qeveri të tillë si qeveria kukullash, servilsh etj.. Vuçiç ka akuzuar kreun e United Group, Dragan Solak që po shet kompaninë e tij si nxitës të dhunës duke deklaruar se protestuesit mund të diskutojnë me shumë njerëz në qeveri përveçse tij, nisur nga fakti se emri Vuçiç është bërë mesa duke sinonim i lebrës politike.

By